FOTO/ Emrat e viktimave të zjarrit në Astir, Policia: Nëna ndërroi jetë, djali 36-vjeç nën kujdesin e mjekëve Pamje nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Emrat e viktimave të zjarrit në Astir, Policia: Nëna ndërroi jetë, djali 36-vjeç nën kujdesin e mjekëve

08:25, 16/10/2021
A+ Aa A-

Zbulohet identiteti i gruas që humbi jetën nga zjarri në apartamentin e saj në zonën e Astirit në Tiranë dhe i të birit të saj.

Gruaja 62-vjeçare quhet Hava Osmenaj kurse djali Klodian Osmenaj, 36 vjeç. Pasi janë hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve që ranë në apartamentin e tyre në katin e tretë, nëna nuk ka mundur të shpëtojë, kurse djali ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shtetit njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 5:55, në Astir, pasi ra zjarr në katin e tretë një pallati.

Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia, dritarja, shtetasja H.O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K.O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pallati ku ndodhi fatkeqësia:

Image

ImageImage

 

ImageImageImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco