Zjarr në një apartament tek Astiri, nënë e bir hidhen nga ballkoni, 62-vjeçarja humb jetën

Zjarr në një apartament tek Astiri, nënë e bir hidhen nga ballkoni, 62-vjeçarja humb jetën

08:10, 16/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Astirit në Tiranë. Një zjarr që ka rënë në një apartament në katin e tretë ka shkaktuar një viktimë , grua 62 vjeçe dhe një të plagosur, djalin e saj.

Nëna dhe djali janë hedhur nga ballkoni për të shpëtuar, por gruaja ka humbur jetën rrugës për në spital.

Policia e Shtetit njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 5:55, në Astir, pasi ra zjarr në katin e tretë një pallati.

Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga lartësia, dritarja, shtetasja H.O, rreth 62 vjeçe dhe djali i saj K.O, 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasja H. O, ndërsa shtetasi K. O, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco