Trafiku i kokainës, SPAK sekuestron kompaninë e bananeve

Trafiku i kokainës, SPAK sekuestron kompaninë e bananeve

16:53, 15/10/2021
A+ Aa A-

SPAK ka sekuestruar kompaninë ‘Alba Exotic Fruit’, ku deri më tani janë sekuestruar 43 kilogramë kokainë që vinte nga Ekuadori.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, ‘Trafikimi i narkotikëve’, kryer në bashkëpunim të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik ‘Alba Exotic Fruit’.

Në kuadër të këtyre hetimeve, pas kërkesës së Prokurorisë Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive të subjektit ‘Alba Exotic Fruit’, bazuar në parashikimet e nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, bazuar në parashikimet e ligjit nr.9754, datë 14.06.2007, ‘Për përgjegjësinë penale të personave juridik’, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e personit juridik ‘Alba Exotic Fruit’, si subjekt juridik i dyshuar për veprat penale, ‘Trafikimi i narkotikëve’, kryer në bashkëpunim të veçantë të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco