I kishte kritikuar vajzës, nëna bën për spital mësuesen

I kishte kritikuar vajzës, nëna bën për spital mësuesen

16:11, 15/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një 35-vjeçare ka dhunuar mësuesen e vajzës së saj.

Ngjarja ndodhi në shkollën ‘Naim Frashëri’ në fshatin Zaskok.

Shkak është bërë një vërejtje që mësuesja kishte bërë ndaj vajzës, ndërkohë që 35-vjeçarja nuk ka rënë dakord dhe e ka sulmuar atë. 58-vjeçarja ka përfunduar në spital me lëndime në trup.

‘Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak, se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje’. E dyshuara, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco