EMRI/ Kokainë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Berat

EMRI/ Kokainë në banesë, arrestohet 56-vjeçari në Berat

13:56, 15/10/2021
A+ Aa A-

Bashkim Rama 56-vjeç nga Berati është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza. Bie në prangat e Policisë 56-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bashkim Rama, 56 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco