VIDEO- SYRI TV/ Si u inskenua grabitja e Kadastrës në Vlorë

VIDEO- SYRI TV/ Si u inskenua grabitja e Kadastrës në Vlorë

11:20, 15/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Vlorës ka zbardhur grabitjen në zyrat e Kadastrës, ku më datë 11 tetor persona të paidentifikuar vodhën dosjet e tokave për zonën e Dhërmiut. Sipas grupit hetimor, grabitja është inskenuar nga dy zyrtarë, të cilët kanë falsifikuar dokumente duke tjetërsuar pronat. Tashmë dy zyrtarët e Administrimit të Tokave janë prangosur nga policia

SYRI TV

Policia ka arrestuar mëngjesin e së premtes 2 zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në qarkun e Vlorës. Dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente të pronësisë së një toke në Dhërmi.

Në pranga kanë rënë Drejtori i Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika dhe specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino.

Në kuadër të operacionit ‘Formulari’, policia ka arrestuar edhe një 51-vjeçar, i identifikuar si Spiro Duni, i cili dyshohet se ka përfituar tokën kundrejt vlerave monetare.

Këta 3 shtetas dyshohet se kanë falsifikuar formularët e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një trualli, në fshatin Dhërmi dhe më pas për të mos u zbuluar ky kalim i pronës në mënyrë jo të rregullt, kanë inskenuar grabitjen e dosjeve të zonës bregdetare.

Grabitja ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit ku persona të paidentifikuar janë futur brenda institucionit dhe kanë marrë dy dosje pronash, që i përkasin zonës turistike në Dhërmi.

Ka qenë roja i këtij institucioni, i cili mëngjesin e 12 tetorit ka konstatuar grabitjen e zyrave ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë futur nga një dritare e zyrave që tashmë ka një pistë për të, pasi mund të jetë lënë hapur nga dy zyrtarët tashmë të prangosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali15/10/2021 12:45

Zyrat e kadastres dhe ajo ku ka ndodhur me demek vjedhja jane dy zyra krejt te ndryshme. Njera quhet DVK-Vlore tjetra quhet DAMT-Vlore. Ose rregulloni titullin ose rregulloni gazetarin nga trute e kokes

Shto koment

Denonco