Arrestohet 40-vjeçari/ Ishte në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale Foto Ilustruese

Arrestohet 40-vjeçari/ Ishte në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale

09:47, 15/10/2021
A+ Aa A-

Një tjetër person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Kështu është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 40-vjeçari A. I.  i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

“Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.” – njofton policia.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco