3 ditë më parë zbardhi skemën e grabitjes, ja pse u arrestua drejtori i zyrës së ‘Tokës’ në Vlorë

3 ditë më parë zbardhi skemën e grabitjes, ja pse u arrestua drejtori i zyrës së ‘Tokës’ në Vlorë

09:26, 15/10/2021
A+ Aa A-

Një prej të arrestuarve në për grabitjen e zyrave të Administrimit të Tokës në pallatin e Kulturës në Vlorë është vetë Bardhi Gjika drejtori i kësaj zyre i cili 3 ditë më parë “zbardhi” skemën se si hajdutët kishin hyrë në godinë.

Në një prononcim për medie Gjika tregoi se grabitësi ishte futur nga dera dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore pasi ka thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës. Autori dyshohet të ketë qenë i maskuar dhe i armatosur, tha ai.

Gjatë grabitjes janë vjedhur dy dosje të fshatit turistik Dhërmi.

Nga hetimet ka rezuluat se Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori K. M, dhe S. D,  dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco