VIDEO/ Grabitja e dosjes 'Dhërmiu', arrestohet drejtori që e denoncoi dhe specialisti, pranga dhe bashkëpunëtorit

VIDEO/ Grabitja e dosjes 'Dhërmiu', arrestohet drejtori që e denoncoi dhe specialisti, pranga dhe bashkëpunëtorit

09:08, 15/10/2021
A+ Aa A-

Janë ndaluar 3 persona si të dyshuar se kanë lidhje me grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë.

Policia ka finalizuar operacioni e koduar “Formulari”, ku janë arrestuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve: -B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë. -K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë. -S. D., 51 vjeç, banues në Himarë. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D,  dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.” – njofton policia.

Sipas informacioneve, vjedhja e dokumenteve në zyrat e qarkut Vlorë ka ndodhur për 3 minuta, ndërsa kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë.

Për këtë çështje ka nisur një hetim edhe ndaj punonjësve të këtyre zyrave të qarkut, pasi janë vjedhur dosje origjinale.

Dokumentet e vjedhura janë origjinale të tokave të Dhërmiut dhe kanë humbur dosje të cilat Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk i ka marrë në dorëzim për t’i regjistruar. 

Nga ana tjetër, burime nga policia bën me dije se autori ka pasur ndihmë nga brenda, pasi autori e ka ditur vendosjen e saktë të dosjeve.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe u është shmangur atyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco