I dehur dhe me makinë me targa false, polici bën aksident në pazarin e Ersekës

I dehur dhe me makinë me targa false, polici bën aksident në pazarin e Ersekës

16:34, 14/10/2021
A+ Aa A-

Një punonjës policie në gjendje të dehur ka bërë aksident në pazarin e Ersekës.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka bërë të ditur se ka vënë në prnaga punonjësin e policisë me inicialet S. Sh.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Korçë-Elbasan u bë arrestimi në flagrancë, i punonjësit të Policisë S. SH., pasi rreth orës 12:30, në datë 13.10.2021, në vendin e quajtur ish-Pazari në qytetin e Ersekës, duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se automjeti ishte pa dokumentacionin përkatës dhe targat i përkisnin një automjeti tjetër të çregjistruar.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga testi i kryer me aparat Drager, punonjësi i policisë S.SH. ka rezultuar në gjendje të dehur.

SHÇBA Korçë ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë në ngarkim të këtij punonjësi të policisë, për veprën penale ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco