Llalla në kërkim ndërkombëtar, GJKKO rrëzon kërkesën e avokatit

Llalla në kërkim ndërkombëtar, GJKKO rrëzon kërkesën e avokatit

10:45, 14/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se kërksa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ishte bërë nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.

Kujtojmë se Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg, por nuk është gjetur ende. Pas disa ditësh kërkime në Shqipëri, SPAK e shpalli Llallën në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco