Priste në lokal me orë të tëra, shqiptari arrestohet për trafik droge në Itali

Priste në lokal me orë të tëra, shqiptari arrestohet për trafik droge në Itali

20:31, 13/10/2021
A+ Aa A-

Një 37-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për rafik droge.

I riu është ndaluar në zonën e Cristos, teksa karabinierët konstatuan shqiptarin i cili qëndronte me orë të tëra në një lokal. Ai takonte disa persona dhe rikthehej sërish në lokal, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, karabinierët i kanë gjetur edhe 43 gramë kokainë shqiptarit, kanabis dhe 1 mijë euro.

Janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona, që kanë thënë se 37-vjeçariu iu shiste lëndë narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco