VIDEO/ Përplasja me armë mes të rinjve në Tiranë, pamje nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Përplasja me armë mes të rinjve në Tiranë, pamje nga vendi i ngjarjes

17:42, 13/10/2021
A+ Aa A-

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. 

Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela kanë marrë plagë plumbi në këmbë, ndërkohë që mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Syri Tv dhe Syri.net kanë siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes. 

Mbeten të paqarta motivet e kësaj ngjarje e cila vjen më pak se 24 orë nga plagosja e 22-vjeçarit Andi Balla te 'Komuna e Parisit' mbrëmjen e djeshme, teksa luhej ndeshja Shqipëri-Poloni në 'Air Albania'. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco