Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

VIDEO+EMRAT/ Ja kush janë dy të plagosurit tek ish-parku

VIDEO+EMRAT/ Ja kush janë dy të plagosurit tek ish-parku

17:42, 13/10/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë e ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.

Burime nga policia thanë se, Aleksandër Nikolli, 27 vjeç dhe Xhulio Vela, 25 vjeç janë dy të rinjtë që kanë mbetur të plagosur.

 Ata ndodhen në spital. Ndërkaq SYRI TV dhe SYRI.net ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Policia e Tiranës ka sjellë edhe të dhënat paraprake për ngjarjen.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës ‘Ndre Mjeda’ dhe ‘Frosina Plaku’, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco