Dy të plagosur tek ish-parku i autobusëve

Dy të plagosur tek ish-parku i autobusëve

17:27, 13/10/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë plagosur me armë tek ish-parku i autobusëve në kryeqytet.

Të shtënat me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Nga të dhënat e para, raportohet se të shtënat janë dëgjuar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në kryeqytet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, pas marrjes së një telefonate për të shtënat.

Nga ana e tyre, shërbimet policore po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në kryeqytet për kapjen e autorit të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco