Në burg për korrupsion, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

Në burg për korrupsion, GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës

17:10, 11/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Ish-gjyqtarja Hoxha është në burg, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë”, që janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Hoxha, e akuzuar nga ana e SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa personave të liruar, vazhdon që të jetë në burg.

Ajo ka kërkuar që të lirohet, duke thënë se për fëmijët e saj nuk ka kush të kujdeset. Hoxha njihet për favorizimin që ka bërë për lirimin e Endrit Doklës e Hekuran Billës. Ky i fundit është ekzektuar me armë zjarri.

Më 7 nëntor të vitit 2017, Enkeleida Hoxha liroi nga burgu Genci Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Genc Tafili është liruar në vitin 2017 me kusht nga Gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Po në nëntor të 2017-ës, gjyqtarja Enkeleida Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tri herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco