Sherri me të plagosur në Tiranë, policia: U përfshinë 6 persona, u sekuestrua një armë zjarri

Sherri me të plagosur në Tiranë, policia: U përfshinë 6 persona, u sekuestrua një armë zjarri

10:40, 11/10/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë këtë mëngjes ku si pasojë e një sherri masiv ku u perfshinë disa persona kishte edhe të plagosur.

Polcia ka dhënë njoftimin zyrtar ku shpjegon numrin e personave të cilet u përfshinë në konflikt dhe veprimet e policisë në këtë rast.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës  së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.

Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco