Detaje të reja nga përplasja në Tiranë, u qëllua dhe me armë/ 4 të plagosur në spital

Detaje të reja nga përplasja në Tiranë, u qëllua dhe me armë/ 4 të plagosur në spital

09:18, 11/10/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar, në lidhje me konfliktin që ka ndodhur pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë, mëngjesin e kësaj të hëne.

Gjatë sherrit njëri prej banorëve ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është neutralizuar nga Policia.

Paraprakisht dyshohet se disa banorë janë konfliktuar fillimisht me sende të forta në afërsi te shkollës “Çajupi” por ska lidhje me shkollën, dhe janë dëmtuar 4 persona dyshohet me sende të forta.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë sherrin, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta.

Është dashur ndërhyrja e një partulle shtesë policie për të shuar sherrin, ndërkohë që është sekuestruar dhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur nga një prej banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco