FOTO/ Dy turistë belgë humbin rrugën ne Alpe, i gjen policia

FOTO/ Dy turistë belgë humbin rrugën ne Alpe, i gjen policia

17:53, 10/10/2021
A+ Aa A-

Dy turistë belgë janë gjetur nga Policia e Tropojës në zonën e Lekbibaj.

Një djalë dhe një vajzë kishin humbur rrugën në një zonë të thellë dhe në tentativë për të dalë nga aty, djali është plagosur në këmbë.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turistëve belg.

Dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur ‘Stakaj’.

Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco