Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FOTO-EMRI/ Vlonjatit i sekuestrohen veshje policie dhe armë me silenciator

FOTO-EMRI/ Vlonjatit i sekuestrohen veshje policie dhe armë me silenciator

16:29, 10/10/2021
A+ Aa A-

Veshje me mbishkrimin ‘Policia’, armë me silenciator, dhe kallashnikov janë sekuestruar në fshatin Mallkeq të Vlorës.

Në kërkim është shpallur 30-vjeçari Adem Aliaj (Idrizaj), si pronar i armëve.

Policia tha se kontrollet janë ushtruar në banesën e të dyshuarit, i cili nuk është gjetur në shtëpi në ato momente.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Kontrollet nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Vlorë dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan

2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak e veshje si të Policisë.

Shpallet në kërkim poseduesi i tyre dhe vijon puna intesive për kapjen e tij.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, bazuar dhe në informacionet që Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dispononte, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. A, në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik, njëra me silenciator, 1 armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelek dhe 2 kapele si të Policisë.

Në vijim të veprimeve specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin A. A. alias A. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Mbajtja pa të drejtë e uniformës’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco