Aksident në Këlcyrë, plagoset 62-vjeçari

Aksident në Këlcyrë, plagoset 62-vjeçari

15:54, 10/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një 62-vjeçari ka ndodhur në aksin Këlcyrë-Ballaban në afërsi të fshatit Bedyqas

Një automjet tip ‘Mitsubishi’, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

‘Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi  të  fshatit Bedyqas, automjeti tip ‘Mitsubishi’, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco