EMRI/ Pastroi para në 2011 ekstradohet nga Greqia të bëjë burgun në Fier

EMRI/ Pastroi para në 2011 ekstradohet nga Greqia të bëjë burgun në Fier

10:54, 10/10/2021
A+ Aa A-

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit Afrim Kocaqi, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier në vitin 2014 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burgim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Ja njoftimi:

Interpol Tirana

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Afrim Kocaqi (mbiemri i mëparshëm Muço), ka kryer derdhje cash të shumës prej 3.100.000 lekë në një bankë të nivelit të  dytë në Tiranë, veprim financiar pa asnjë përshkrim justifikues i kryer në vitin  2011.

Pas regjistrimit të procedimit penal është vendosur sekuestro preventive mbi shumat monetare që gjendeshin në këtë bankë, që në momentin e sekuestrimit ishin 2.500.000 lekë. 

Afrim Kocaqi kishte  bashkëpunuar me tre persona të tjerë duke kryer vjedhjen e bankës në Egjira Greqi në vitin 2011 nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit .

Pas dënimit të kryer në shtetin grek, ekstradohet për shlyerjen e dënimit të mësipërm të vendosur  nga autoritetet tona gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco