Dajak kunatit, policia arreston 42-vjeçarin në Hamallaj

Dajak kunatit, policia arreston 42-vjeçarin në Hamallaj

09:17, 10/10/2021
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar me iniciale M.A. në Hamallaj të Durrësit është arrestuar nga policia pasi tre ditë më parë ka qëlluar me sende të forta në kokë kunatin e tij (vëllanë e gruas).

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës.

 Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco