57-vjeçari në Kavajë godet punonjësin e policisë bashkiake

57-vjeçari në Kavajë godet punonjësin e policisë bashkiake

09:00, 10/10/2021
A+ Aa A-

Një 57-vjeçar me iniciale S.Sh. në Kavajë është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë Bashkiake të Kavajës, teksa ky i fundit ka qenë në krye të detyrës.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco