Trafikimi i të miturve, arrestohet 33-vjeçarja, edhe 9 të tjerë të prangosur në kryeqytet

Trafikimi i të miturve, arrestohet 33-vjeçarja, edhe 9 të tjerë të prangosur në kryeqytet

08:50, 10/10/2021
A+ Aa A-

Janë arrestuar nga policia e kryeqytetit 10 persona.

Sipas njoftimit të policisë ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë që dy prej tyre ishin në kërkim kombëtar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale T. B, 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shaiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Trafikim i të miturve".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

T. D, 30 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur jashtë banese;

S. J, 49 vjeç, pasi në menyrë të përseritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A, 59 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe ka ushtruar dhunë fizike nga bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin në kërkim E. K, 21 vjeç, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “ Vjedhje“ e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. K, 32 vjeç dhe G. K, 35 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

E. L, 35 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin P. M, 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco