Përplasen nga makina dy fëmijë të vegjël në Divjakë

Përplasen nga makina dy fëmijë të vegjël në Divjakë

13:33, 09/10/2021
A+ Aa A-

Dy fëmijë vegjël të një familjeje, 8 dhe 10 vjeç, janë përplasur nga një makinë në fshatin Mizë të Divjakës. Të dy kanë përfunduar të plagosur në spital.

Policia tha se ngjarja ndodhi sot në orën 11:00 në fshatin Mizë të Divjakës. Një shofer me iniciale P.Ç, që drejtonte një "Opel" i përplasi të vegjlit E. A,10 vjeç dhe O.A, 8 vjeç, të cilët tani ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco