Droga vjen më shpejt se pica/ Modeli britanik i shqiptarëve vjen në TIranë

Droga vjen më shpejt se pica/ Modeli britanik i shqiptarëve vjen në TIranë

12:59, 09/10/2021
A+ Aa A-

Në Britaninë e Madhe, shqiptarët kanë instaluar një model shpërndarje, ku droga të vjen në banesë më shpejt se pica. Kjo ka bërë që shqiptarët të kontrollojnë tregun e drogës.

Por duket se ky model po 'instalohet' edhe në Tiranë.

Një djalë i ri, administrator i një picerie në kryeqytet u arrestua së bashku me djalin që punonte si motorist në biznesin e tij, ndërsa në telashe me policinë ndodhet edhe bashkëjetuesja e tij 23-vjeçare.

Të tre kishin një qëllim: shpërndanin lëndë narkotike duke u fshehur pas biznesit me të cilin merreshin.

Policia tha se: “shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco