VIDEO/ Foggia, momente tërbimi: 20-vjeçari shqiptar godet njerkun me thikë, ai kërkon ndihmë me foshnjen në krah Pamjet e sulmit ne video, burri me foshnjen largohen, 20-vjecari rrethohet nga karabinieret

VIDEO/ Foggia, momente tërbimi: 20-vjeçari shqiptar godet njerkun me thikë, ai kërkon ndihmë me foshnjen në krah

11:55, 09/10/2021
A+ Aa A-

Foggia - Momente të tensionit të lartë u përjetuan disa netë më parë në Carapelle, Foggia, Itali, ku 2 karabinierë jashtë shërbimit vunë re papritmas një burrë të rrëzuar në anë të rrugës, të gjakosur, që që mbante një vajzë të vogël në krahë, me qëllim që të kërkonte ndihmë pasi ai pak më parë sapo ishte larguar për t’i shpëtuar goditjeve me thokë në thikë në shpinë nga djali i gruas së tij.

Një ambulancë mbërriti me shpejtësi bashkë me një patrullë nga rajoni lokal i karabinierëve.

Oficerët e Policisë, që mbërritën pas pak çastesh, gjeti burrin që kërkuan ndihmonte si dhe gruan e tij, kurse kur shkuan pranë shtëpisë, ata vunë re djalin e asaj gruaje pa këmishë, me një gur të madh në dorë dhe në një gjendje të fortë zemërimi.

Me profesionalizëm të madh dhe qetësi, policët arritën ta zbusnin të riun të hiqte dorë nga kryerja e gjesteve të papritura që mund të kishin çuar në më të keqen për të.  20-vjeçari, i rrethuar dhe i bllokuar pas një bindjeje të gjatë nga policët që ta hidhte gurin që mbante në dorë, u dërgua menjëherë në kazermë.

Nga një rindërtim fillestar i fakteve të bëra nga njerku i djalit dhe nëna e tij, duket se sulmi me thikë kishte ndodhur pa ndonjë arsye të veçantë.

Gruaja, që po dilte për të nderë rrobat jashtë shtëpisë, u alarmua nga britmat e burrit të saj, i cili  po përpiqej të shmangte goditjet qëi biri po i bënte njerkut.

Agresioni i 20-vjeçarit kundër njerkut të tij si dhe një gur i madh që po tentonte t’ia hidhte, u kap nga kamerat jashtë në oborr , kohë gjatë së cilës gruaja u përpoq disa herë të ndante 2 burrat.

Duke pasur parasysh situatën që po degjeneronte, njerku u përpoq të shpëtonte veten duke ikur përmes një daljeje nga pjesa e prapme të shtëpisë duke marrë vajzën e tij të vogël me vete, në krah.

Analiza e pamjeve të marra nga kamerat jashtë shtëpisë nga ana e karabinierëve të Kompanisë së Foggia, bëri të mundur që të kristalizohet ajo që ndodhi në oborrin jashtë shtëpisë dhe të akuzojnë 20 –vjeçarin shqiptar për sjelljen e tij çmendur.

Për të riun nuk kishte shpëtim: u arrestua menjëherë dhe, në fund të formaliteteve, siç urdhëroi Prokuroria Publike lokale dhe u dërgua në burgun e Foggia.

Autoriteti Gjyqësor, gjatë seancës së vlefshmërisë, e dërgoi 20-vjeçarin në paraburgim.

Kurse njerku me plagët e thikës, nga ana tjetër, është akoma i shtruar në Policlinico Riuniti në Foggia, me një prognozë të rezervuar./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco