EMRAT/ Shkuan për t'u vjedhur kanabisin, hajdutët plagosin babë e bir

EMRAT/ Shkuan për t'u vjedhur kanabisin, hajdutët plagosin babë e bir

11:34, 09/10/2021
A+ Aa A-

Babë e bir janë dërguar të plagosur në spitalin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. 60-vjeçari Vilson Dautaj dhe 31-vjeçari Fatjon Dautaj janë dëmtuar me thikë, por mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se babë e bir janë konfliktuar me tre persona, ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur një sasi kanabisi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stanit të familjes Dautaj. Mirëpo hajdutët janë diktuar nga babai e djali dhe kanë hasur në rezistencën e tyre. Për pasojë Vilson dhe Fatjon Dautaj janë dëmtuar.

Gjatë kontrollit në zonë, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike. Bëhet fjalë për 180 rrënjë kanabis sativa, të cilat pasi janë zbuluar janë asgjesuar duke u djegur. Dyshohet se lënda narkotike është kultivuar nga Vilson dhe Fatjon Dautaj. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë, të cilat u sekuestruan nga autoritetet.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco