Dënimi/ Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit

Dënimi/ Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit

11:08, 09/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të vendimit që e ka dënuar me 2 vite burg për “fshehje pasurie”.

Kërkesa është argumentuar me problemet shëndetësore të Llallës dhe nevojës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Çështja është hedhur në short ditën e djeshme dhe pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme.

Një ditë më parë Prokuroria e Posaçme e shpalli në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Pas dy javësh kërkime të dështuara nga policia brenda vendit, SPAK i përcolli Interpolit urdhrin për kërkimin ndërkombëtar të ish-prokurorit të përgjithshëm të dënuar me 2 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco