Plagosja në Shkodër/ Dyshimet për lidhjen me vrasjen e 'të fortit'

Plagosja në Shkodër/ Dyshimet për lidhjen me vrasjen e 'të fortit'

10:58, 09/10/2021
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ndodhi në fshatin Mushan të Shkodrës mëngjesin e kësaj të shtune. I plagosur mbeti 25-vjeçari Isak Mehmedaj, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

I riu rezulton kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani. Mehmedaj i cili aktualisht ndodhet në burg, dyshohet se më 28 nëntor 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë ekzekutuar Ridvan Ramazanin.

Kjo vrasje ka tronditur Shkodrën më 28 nëntor, në ditën kur festohej 108-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, një nga “të fortët” e Shkodrës, u ekzekutua me mbi 15 plumba në një atentat duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mushan të Njësisë Dajç. Ka qenë ora 11:20 e 28 nëntorit kur në afërsi të një pike karburanti në rrugën kryesore të fshatit Mushan është vrarë me armë zjarri brenda në mjetin e tij tip BMW X5, ngjyrë e bardhë, shtetasi Ridvan Hyseni, 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat të Njësisë Dajç, Bashkia Shkodër.

Viktima ka qenë i vetëm në mjetin e tij tip “BMW” kur njëri nga vëllezërit Mehmedaj dyshohet se ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Ridvan Hyseni nuk ka mundur që të bëjë asnjë lëvizje në këtë atentat që i mori jetën.

Dyshohet se Ridvan Hyseni është vrarë pas një debati që ka pasur djali i tij me vëllezërit Mehmedaj. Palët kanë zhvilluar një debat mes njëri-tjetrit në afërsi të një lokali dhe më pas janë larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco