Kukës, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për tokat e përmbytura nga Fierza: Me to po bëhet tregti energjie Sherif Kastrati, Kryetar i Shoqatës së Tokave të Përmbytura 

Kukës, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim për tokat e përmbytura nga Fierza: Me to po bëhet tregti energjie

10:42, 09/10/2021
A+ Aa A-

Qindra familje në Kukës vijojnë të kërkojnë dëmshpërblimin për tokat e tyre të përmbytura nga liqeni. Paralajmërimi i fundit i kryeministrit Rama për krizë ekonomike i ka irrituar më shumë kuksianet pasi sipas tyre qeveria po bën pazare me energjinë e prodhuar në pronat e tyre ndërsa ta nuk kanë bukë të hanë.

Nga SYRI TV.

Në Kukës, pronarët e tokave të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës, paralajmërojnë nisjen protestave pas deklarimeve të kryeministrit Rama për përfshirjen e vendit në krizë energjitike.

Kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Tokave të Përmbytura Sherif Kastrati tha se deklarata e Kryeministrit Rama është një bombë jo vetëm për familjet që kanë toka të përmbytura nga Fierza, por për të gjithë banorët e qarkut të Kukësit dhe gjithë shqiptarët. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të ketë kujdes me popullin e Kukësit të cilin po e varfëron çdo ditë.

Më shumë se 3 mijë familje u prekën nga përmbytjet e tokave pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës. Sot vetëm 350 prej tyre janë kompensuar duke i zhvendosur në Durrës e Lushnjë. Ndërkohë familje të tjera  prej më shumë se 20 viteteve akoma shpresojnë për një kompensim të tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco