Arrestim në Kuçovë: I hyri me zor 20-vjeçares në shtëpi, 'martohu me mua ose të vrava'

Arrestim në Kuçovë: I hyri me zor 20-vjeçares në shtëpi, 'martohu me mua ose të vrava'

09:05, 09/10/2021
A+ Aa A-

Një vajzë nga Kuçova 20 vjeçe është gjendur mbrëmjen e djeshme nën presionin dhe kërcënimet e një burri 31 vjeç, i cili i hyri me zor në shtëpi dhe i kërkonte të martohej me të.

Nuk dihen rrethanat e njohjes midis tyre, por Policia e Dimalit e arrestoi menjëherë 31-vjeçarin B.C, 31 vjeç, pasi kishte hyrë pa leje në banesën e 20-vjeçares duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.

Policia tha se rasti i tij do të hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco