Si abuzoi Thoma Gëllçi me tenderin 87 mln lekë të reja, shkeljet që gjeti SPAK

Si abuzoi Thoma Gëllçi me tenderin 87 mln lekë të reja, shkeljet që gjeti SPAK

21:52, 08/10/2021
A+ Aa A-

Syri.net zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, pjesë e administratës së transmetuesit publik. 

Tenderi për të cilin akuzohet për korrupsion Gëllçi, nga hetimet e SPAK kanë rezultuar shkelje të barazisë dhe shkelje ligjore gjatë procedurës së prokurimit.

Tenderi për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, ka qenë me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH) dhe është zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018. 

"Në proçedurën e prokurimit "Proçedurë e hapur", me objekt "Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro", me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale "Shpërdorimi i detyrës", parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e SPAK.

Mësohet se të akuzuarit kanë favorizuar haptazi njërin operator gjatë procedurës së prokurimit në vlerën e konsiderueshme prej rreth 870 milionë lekësh. 

Brenda 72 orëve Thoma Gëllçi, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj do të dalin përpara GJKOK, ku do të përballen me akuzat dhe do të njihen me masën e sigurisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco