EMRAT/ Shisnin medikamente kontrabandë gjatë Covid, 6 të arrestuar në Tiranë

EMRAT/ Shisnin medikamente kontrabandë gjatë Covid, 6 të arrestuar në Tiranë

20:21, 08/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 6 persona, pasi dyshohet se shisnin medikamente kontrabandë gjatë Covid.

Sipas policisë, janë sekuestruar barna të ndryshme, si dhe celularë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;

Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;

Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;

Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;

B.ashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti08/10/2021 22:53

Tani u kujtuat per ti arrestuar ne fshatrat e lushnjes e grin popullin e lane pa brek 70 euro nje gjilper per 7 dite per cdo te semure u henget kanceti u blofte me cfare keni

Shto koment

Denonco