Përmbyset kamioni në Tiranë-Durrës/ Nxirret shoferi, bllokohet lëvizja në autostradë

Përmbyset kamioni në Tiranë-Durrës/ Nxirret shoferi, bllokohet lëvizja në autostradë

18:24, 08/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një kamion është përmbysur në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në zonën e Maminasit, në Durrës ku ka mbërritur policia dhe ambulanca, të cilat kanë nxjerrë shoferin nga mjeti, por nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Dëshmitë e para të banorëve nga vendngjarja, thonë se aksidenti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në mallrat, që transportonte kamioni. Ndërkohë, aktualisht është bllokuar tërësisht lëvizja e mjeteve në njërën korsi të autostradës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco