Atentati në Elbasan, prokuroria nuk gjen asnjë provë, autorët zhduken

Atentati në Elbasan, prokuroria nuk gjen asnjë provë, autorët zhduken

16:53, 08/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Elbasanit nuk siguroi asnjë provë të vlefshme në makinën e autorëve të atentatit të dyfishtë, ku mbetën të vrarë Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Sipas burimeve makina tip Volvo e vjedhur në Elbasan, është djegur plotësisht dhe nga kqyrja nuk është arritur të gjendet asgjë e vlefshme për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur skemën si ka ndodhur ngjarja, por pa rezultat në identifikimin e dy personave që kanë qëlluar me breshëri plumbash pasi nuk lexohen pamjet e tyre.

Autorët të cilët deri më tani dyshohet të jenë 3 persona që kanë marrë pjesë aktive në vrasje, pritet të gjurmohen nga prokuroria nëpërmjet një numri të lartë të kamerave të sigurisë të sekuestruara nëpër të gjithë zonën pranë djegies së mjetit.

Pista kryesore e atentatit janë hesapet mes bandave në qytetin e Elbasanit, kjo për faktin se dy viktimat janë me precedent të theksuar kriminal dhe në rrugë operative kanë qenë të skeduar nga policia si persona me lidhje të ngushta me personazhe të botës së krimit në këtë qytet. /Tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco