Policia e Kosovës kërkon një mashtrues dhe falsifikator - ME FOTO

Policia e Kosovës kërkon një mashtrues dhe falsifikator - ME FOTO

14:48, 08/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të zbuluar dhe arrestuar 43-vjeçarin Elvis Kelmendi nga Peja, që akuzohet për tre vepra penale.

"Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:  Elvis (Naser) Kelmendi i lindur me 3.05.1978  në Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
Mashtrim
Falsifikim i dokumenteve
Lëndim i rëndë trupor

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco