VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e kamerierit, kush është Llapushi, kërkohej nga policia, por drekonte në restorante

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e kamerierit, kush është Llapushi, kërkohej nga policia, por drekonte në restorante

12:25, 08/10/2021
A+ Aa A-

Gazment Kurmaku, kamarieri i cili u qëllua me grushte dhe sende të forta nga Erjon Llapushi ka ndërruar jetë pas pesë ditësh në vdekje klinike. 33-vjeçari Llapushi është shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që ai njihet si person problematik pasi  ka qenë i dënuar më parë për plagosje, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe trafikim emigrantësh

SYRI TV

Ka ndërruar jetë pas pesë ditësh në vdekje klinike, kamerieri Gazment Kurmaku nga qyteti i Elbasani.  Kurmaku, kryekamerier në kompleksin Fish City në Labinot të Elbasanit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga Erjon Llapushi, i cili refuzoi të lironte tavolinën që ishte ulur, pasi kamerieri i tha se ishte e rezevuar.

33-vjeçari Erjon Llapushi njihet si person problematik dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe trafikim emigrantësh të paligjshëm, ku hyrjet e daljet nga burgu kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh.

33-vjeçari është djali i Nevruz Llapushit i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit dhe se dyshohet se për shkak të veprimtarive kriminale të të birit është larguar nga radhët e policisë në maj të vitit 2020.

Duket se autori i vrasjes vazhdimisht ka shfrytëzuar pozicionin e të atit, pasi është arrestuar dhe akuzuar se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që  shantazhonte dhe terrorizonte me dhunë biznesmenët duke u vendosur gjoba. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia në vitin 2019.

Në 15 maj të 2020 Erion Llapushi ishte shënjestra e OFL-së për vetëdeklarimin e pasurisë ndërkohë që 4 muaj më parë Llapushi është arrestuar nga forcat blu pasi ka tentuar të trafikojë drejt Tiranës emigrantë të paligjshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti08/10/2021 19:54

Qeveri droguarsh,

Berti08/10/2021 19:52

Llapushi eshte vellai gomarit duket ne fytyre,amerikani nenen atij

Arditi08/10/2021 13:34

Per kete kriminel pyesni prokurorin e Spakut Sotiraq Kllapi qe e ka favorizuar dhe mbeshtetur kur ka qene drejtues prokuroeie ne Pogradec.Por edhe komisar Genci Oshafin si porosites per te ushtruar dhune dhe presion Erjon Llapushi ndaj personave te tjere.

Shto koment

Denonco