U qëllua në qendër të Athinës se kishte vjedhur një makinë, si e zbuloi policia greke shqiptarin?

U qëllua në qendër të Athinës se kishte vjedhur një makinë, si e zbuloi policia greke shqiptarin?

12:01, 08/10/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar është qëlluar ditën e sotme nga oficerët e DI.AS për shkak se ai nuk ju përgjigj thirrjeve të tyre.

Gjithçka filloi shkruajnë mediat greke kur një nënë po shoqëronte fëminë e saj në hyrje të shkollës.

Gruaja e cila ishte me nxitim lë çelësat e saj në motor si rezultat automjeti i saj ishte i hapur.

Kjo gjë u shfrytëzua nga shqiptari që e pa duke dalë dhe sapo nëna u largua, ai hyri ndezi makinën dhe u zhduk.

Gruaja shkon në Polici dhe raporton vjedhjen e makinës së saj.

Në fakt ajo ishte me fat pasi brenda Peugeot ishte çanta e saj ku brenda ishte dhe telefoni celular i cili jepte vendndodhjen e automjetit dhe rrugën e ndjekur nga hajduti shqiptar.

Pak para orës nëntë të ditës së sotme policët greke vunë re se makina ndodhej në sheshin Vathi.

Oficerët e policisë të ekipit DI.AS ishin duke pritur 35 vjeçarin shqiptar dhe sapo ai shkon për të hapur derën, e makinës ata i afrohen dhe i bëjnë thirrje që të largohet nga automjeti.

 Por ai i injoron, hap shpejt derën, hyp në makinë dhe shtyn përpara që të largohet. 

Kjo skenë shkaktoi një mobilizim të konsiderueshëm në qendër të Athinës ndërsa shqiptari mbeti i plagosur në këmbë pasi policia hapi zjarr.

ImageImage

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco