Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

Probleme në Korçë nga era dhe reshjet, pemë të rrëzuara dhe mungesë energjie

Probleme në Korçë nga era dhe reshjet, pemë të rrëzuara dhe mungesë energjie

11:43, 08/10/2021
A+ Aa A-

Stuhia e reshjeve të shiut dhe era e fortë kanë bërë që Korça të zgjohet këtë mëngjes në të katër anët me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara (mbulesa çatie) Kjo panoramë kaotike dallohet këtë mëngjes në çdo rrugë të Korçës. Ndërkohë që punonjës të ndërmarrjes së punëve publike në bashkinë Korçë  kanë nisur nga punë për largimin e pemëve të rrëzuara dhe prerjen e atyre që cilësohen të rrezikshme.

Situata e 24 orëve të fundit ka shkaktuar edhe probleme me energjinë në shumë lagje të Korçës dhe në njësitë administrative. Në  Dardhas të Pogradecit edhe sot e gjithë njësia është pa energji ndërkohë që mbrëmja e djeshme ka kaluar në errësirë edhe për banorët e Trebinjës.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar përjashto vetëm dëmet materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco