E hodhi lakuriq në varrin që hapi me duart e tij, burg përjetë vrasësit shqiptar në Itali/ Emrat Karabinierët në vendin ku u zbulua kufoma e varrosur në Cornizzolo

E hodhi lakuriq në varrin që hapi me duart e tij, burg përjetë vrasësit shqiptar në Itali/ Emrat

09:36, 08/10/2021
A+ Aa A-

Como - Jepet vendimi i Gjykatës së Assizes që në shkallën e parë, e shpalli fajtor të akuzuarin shqiptar pasi më 2 prill 2017 trupi i një shqiptari tjetër të vrarë, u gjet i varrosur në rrëzë të malit Cornizzolo.

Edmond Como u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Besnik Metajt, gjetur pothuajse një muaj pas zhdukjes së tij. Trupi i tij ishte varrosur në një gropë të cekët të hapur, sipas akuzës, nga vetë viktima, në pyjet e Cornizzolo.

Vrasja ndodhi në vitin 2017. Protagonistët janë të gjithë shqiptarë. Viktima ishte nën vëmendjen e policisë për çështje droge.

Edmond Com, dje u shpall fajtor në shkallën e parë nga Gjykata e Assizes si dhe personi i tretë, Arjan Dekaj, i akuzuar për të njëjtin krim, i cili zgjodhi një gjykim të shkurtuar. Brenda nëntëdhjetë ditëve pritet apeli.

Trupi i Besnik Metajt, i zhdukur më 5 mars 2017, u gjet më 2 prill në rrëzë të malit Cornizzolo, në zonën Erbese.

Lakuriq, në një pozicion fetuesi, 39-vjeçari shqiptar u vra me tre të shtëna me armë në kokë, të cilat krisën në distancë të afërt. Dhe pastaj e varrosën në një gropë e cila - sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit - viktima ishte detyruar ta gërmonte vetë. Besniku u identifikua nga shenjat e gishtave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco