Alarm në qendër të Athinës/ Shqiptari mundohet të largohet me makinë e vjedhur, polica greke e qëllon

Alarm në qendër të Athinës/ Shqiptari mundohet të largohet me makinë e vjedhur, polica greke e qëllon

08:43, 08/10/2021
A+ Aa A-

Skena si në filmat western kanë ndodhur sot herët në mëngjes në qendër të Athinës, kur ekipi i DI.AS kontrolloi targën e një automjetit dhe konstatoi se ajo ishte e vjedhur. 

Ata i japin shoferit sinjalin që të ndalojë i cili jo vetëm që nuk ndaloi, por edhe përplasi motorin e oficerëve të DI.AS, përplasje e cila rezultoi në hedhjen e tyre mbi asfalti.

Oficeri qëlluan dy herë në ajër dhe një plumb e qëlloi autorin në këmbë.

Sipas mediave greke autori i ngjarjes është shqiptar ndërsa nuk janë dhënë informarcione të tjera për gjendjen e tij shëndetësore pas plagosjes së tij.

Forcat të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje,  ndërsa po presin një ambulancë për të marrë të plagosurit./

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco