Elbasan, dy të plagosur në aksident afër Belshit

Elbasan, dy të plagosur në aksident afër Belshit

07:51, 08/10/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë plagosur në një aksident me makinë mëngjesin e sotëm në aksin Belsh - Kajan. Makina u përplas duket për shkak të lagështisë në rrugë.

Dy  të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe njeri prej tyre në Kirurgji, pasi ka pësuar thyerje të shumta.

Pritet njoftimi nga Policia e Elbasanit për identitetin e persomave të plagosur dhe shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco