Gjenerali libanez dhe konsulli në Tiranë, marrin garanci për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Gjenerali libanez dhe konsulli në Tiranë, marrin garanci për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

07:43, 08/10/2021
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit, Gjeneral Major Abbas Ibrahim ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Ministri bën me dije se iu ka shprehur mirënjohjen gjeneralit libanez për ndihmën që kanë dhënë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet në Siri, teksa thekson se operacionet do të vazhdojnë. Në takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb.

“Nder i veçantë të ritakohesha me Gjeneral Major Abbas Ibrahim, drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit dhe me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Z. Marc Ghorayeb. Ata ndodhen në Tiranë për një vizitë dy ditore. I falënderova sërish për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri. Mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përjetshme. Me Gjeneralin dhe Konsullin, si dhe struktura tona të Policisë së Shtetit po vijojmë punën për riatdhesime të tjera nga ata që kanë mbetur ende pas. Janë operacione të vështira që marrin kohë, por tashmë kemi një përvojë të mirë dhe vendosmërinë e duhur për t’i shkuar deri në fund gjërave”, tha Çuçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco