VIDEO/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Libohovë, njëra përfundon në kanal

VIDEO/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Libohovë, njëra përfundon në kanal

17:47, 07/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident tjetër në rrugën që lidh Sofratikën me Libohovën. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, një prej tyre është përmbysur në kanal. Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por është lënduar lehtë vetëm drejtuesi i fuoristradës që doli nga rruga, shtetasi me inicialet I.K.

Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia në vendngjarje ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës tjetër. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco