Shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, kapen drogë me vlerë 480 mijë euro

Shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, kapen drogë me vlerë 480 mijë euro

17:41, 07/10/2021
A+ Aa A-

Policia në Spanjë ka arritur të shkatërrojë një grup të trafikut të drogës,  duke arrestuar 5 persona, mes të cilëve ka spanjollë e shqiptarë.

Gjatë këqyrjes së një ferme kanabisi, ku ishin mbjellë në rreth 5 000 metra tokë, policia ka gjetur marijuanë të gatshme për shitje, vlera e së cilës arrin deri në 480 mijë euro.

Sipas policisë, banda kishte arritur të vjedhë energji elektrike, që shkon në shumën deri në 70 mijë euro.

Policia spanjolle kishte kohë që dyshonte se në lagjen Sentmenat, mbillej drogë. Zhurmat e vazhdueshme kishin bërë që banorët të ndiheshin të shqetësuar për atë që ndodhte.

Efektivët e policisë ruajtën zonën, por se nuk kanë ndërhyrë menjëherë. Ata pritën momentin kur një furgon, që bënte transportin e lëndës narkotike ishte pranë tyre dhe kanë ndërhyrë.

Policia prangosi 5 persona, të cilët do përgjigjen para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco