EMRAT/ Detaje nga arrestimi i çiftit nga Konispoli, burri kontrollonte trafikun e drogës

EMRAT/ Detaje nga arrestimi i çiftit nga Konispoli, burri kontrollonte trafikun e drogës

16:35, 07/10/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga çifti i bashkëshortëve të arrestuar sot nga Policia e Sarandës, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit Lutfi dhe Shano Faslliu, 38 dhe 31 vjeç, banues në Konispol.

38-vjeçari figuron me dy mbiemra, Lutfi Faslliu dhe Lutfi Demçe, ndërsa sipas burimeve konfidenciale ai kontrollonte trafikun e drogës në këtë zonë.

Çifti Faslliu kishin 1 muaj e gjysmë që survejoheshin nga Policia e Sarandës.

Ata futeshin në tokën greke ilegisht dhe merrnin emigrantët. Për një emigrant ata merrnin nga 300 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco