Lajmi i fundit

Përfundon numërimi/ Demokratët e Kurbinit zgjedhin kryetarin e ri të degës

VIDEO-SYRI TV/ Shemben banesa në Jalë, lihet në qiell të hapur familja: Shteti po na grabit

VIDEO-SYRI TV/ Shemben banesa në Jalë, lihet në qiell të hapur familja: Shteti po na grabit

16:37, 06/10/2021
A+ Aa A-

Fadromat e IKMT-s vijuan shembjen e banesave dhe objekteve në zonën e Jalës në Himarë. Banorët kundërshtuan aksionin, duke kërkuar nga inspektorët vendimin e gjykatës për prishjen e pronës së tyre. Ata akuzuan qeverinë se po u grabit pronat, pasi qëllimisht janë bërë mbivendosje në tokat e tyre.

Nga SYRI TV

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit vijuan aksionin në Jalë për shembjen e disa objekteve dhe banesave në këtë zonë.

Ndryshe nga një ditë më parë, ku inspektorët e IKMT-s shkuan pa vendim dhe njoftim për shembjet, këtë të mërkurë inspektorët u shfaqën me disa fotokopje vendimesh për prishjen e objekteve. Por këto dokumente të inspektorëve të IKMT-s u kundërshtuan nga banorët, pasi sipas tyre ishin pa vulë. Por inspektorët e IKMT-s nuk u dhanë përgjigje banorëve.

Fotaq Bala ishte një nga banorët të cilin fadroma e IKMT-s e la në qiell të hapur, pasi i shembi banesën. Për syri televizion, Fotaq Bala akuzoi shtetin për shembjen e paligjshme të pronës së tij, ndërsa u shpreh i dorëzuar përpara situatës duke i bërë thirrje ambasadave për ndërhyrje.

Edhe një i afërm i tij, Artan Bala, tregoi me dokumente se shembja e banesës dhe objekteve në pronësi të tij është një akt i paligjshëm nga IKMT-ja. Ai akuzoi institucionet shtetërore se kanë bërë mbivendosje në pronën e tij, me synim grabitjen e tokës.

Një tjetër qytetar i zonës, akuzoi IKMT-n se përveç objekteve, ka dëmtuar edhe parcelat me bimë ulliri, të cilat janë gjithashtu në pronësi të banorëve.

Në disa momente ka pasur dhe tensione mes banorëve dhe inspektorëve të IKMT-s, por ndërhyrja e FNSH-s dhe forcave të tjera të policisë së shtetit, ka bërë që situata të qetësohet, ndërsa fadromat të rrëzojnë në tokë objektet e parashikuara për shembje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco