Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Vajza i vdiq gjatë operacionit, babai: Të zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

VIDEO-SYRI TV/ Vajza i vdiq gjatë operacionit, babai: Të zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

15:48, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ardian Leka, babai i Brislida Sadushit, që humbi jetën gjatë operacionit në spitalin e Vlorësë, kërkon të vërtetën për vdekjen e të bijës. Leka tregoi dramën që familja e tij përjetoi për ndarjen nga jeta të të vajzes se tyre, ndërsa kërkon zbardhjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Nga SYRI TV

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 23 vjeçarja Brisilda Sadushi nga Vlora humbi jetën në sallën e operacionit në spitalin e qytetit bregdetar, ka reaguar babai i saj Ardian Leka. Në rrëfimin për mediat, babai i 23-vjeçares shprehet i tronditur nga ngjarja, ndërsa dhimbjen e ka përjetuar dyfish, pasi në çastin që e bija ndërroi jetë në spital ai nuk ndodhej në Shqipëri.

Ardian Leka, babai i Birisilda Sadushi tregon se ende nuk ka mësuar të vërtetën për vdekjen e të bijës, pasi ekspertiza mjeko-ligjore nuk është zbardhur. Ai gjithashtu hedh posht aludimet për një abort të mundshëm të vajzës dhe kërkon zbardhje të së vërtetës.

Brisilda Sadushi humbi jetën pak ditë më parë gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës, ndërsa ende nuk është zbardhur e vërteta mbi vdekjen e 23-vjeçares. E reja la pas dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht janë nën kujdestarinë e gjyshërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco